Bota

Kompania Pfizer do të zhvillojë takim me qeverinë amerikane mbi dozën e tretë të vaksinës

12 Korrik 2021, 15:37 Nga DOSJA
Kompania Pfizer do të zhvillojë takim me qeverinë amerikane mbi

SHBA– Kompania Pfizer ka njoftuar se ditën e sotme do të takohet me zyratrë të lartë amerikanë të shëndetësisë per të diskutuar në lidhje me kërkesën e injektimit të dozës së tretë të vaksinës kundër Covid-19.

Kompania tha se ështe planifikuar të zhvillohet takimi me Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe zyrtarë të tjerë, pasi Pfizer pohoi se dozat përforcuese do të duhen brenda 12 muajve. Drejtuesi i Pfizer, Mikael Dolsten dha se nëse të vaksinuarit marrin dozën e tretë të Pfizer, antitrupat mund të rriten 5 deri në 10-herë më shumë.

Drejtor i NIAID Anthony Fauci, tha se studimet klinike dhe të dhënat laboratorike ende nuk e kanë vërtetuar plotësisht nevojën për një dozë të tretë përforcuese, por gjithsesi ai tha se kjo gje nuk është përfundimtare pasi studimet e ardhshme edhe mund të nxjerrin përfundim se nevojitet një dozë e tretë.

“Tani për tani, duke pasur parasysh të dhënat dhe informacionin që kemi, ne nuk kemi nevojë t’u japim njerëzve një dozë të tretë. Kjo nuk do të thotë që ne të ndalemi këtu.”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota doza e trete e pfizer mikael dolsten pfizer doza e trete e pfizer mikael dolsten pfizer

Sondazh

Poll