Sport

“Kërkova të gjuaj penallti, trajneri bëri…”, nuk ishte në listën e goditësve me Italinë, ylli anglez sh

12 Korrik 2021, 15:30 Nga DOSJA
“Kërkova të gjuaj penallti, trajneri bëri…”,

ANGLI-Pas sulmit të ashpër nga Roy Keane, Jack Grealish menjëherë iu përgjigj ish-mesfushorit të Manchester United për çështjen që shpërtheu në Angli në lidhje me ekzekutimin e penalltive në finalen kundër Anglisë. Lojtari anglez, në fakt, ndau një artikull nga Sky Sport Uk në rrjetet sociale, shoqëruar me komentin e tij në lidhje me fjalët e Keane: “E kam bërë të qartë se doja të godisja një penallti.

Trajneri ka marrë shumë vendime të duhura në këtë turne dhe në finale gjithashtu vendimet i mori të gjitha ai. Nuk i lejoj askujt të më thotë se unë nuk kisha dëshirë të ekzekutoja nga pika e bardhë kur e kisha bërë të qartë se doja të finalizoja”, shprehet Grealish.

 

Jack Grealish responds to criticism that he didn’t take a penalty in the shootout. pic.twitter.com/be7qOiOqj7

— B/R Football (@brfootball) July 12, 2021

Keane, në ITV, pas finales, kishte deklaruar: Nëse je Sterling ose Grealish nuk mund të rrish ulur dhe të lejosh një çunak të shkojë të marrë përsipër penalltinë përpara teje. Këtë nuk mund ta bësh”. Reagimi i Grealish tregon qartë tensionin e krijuar në kampin anglez edhe përpara kësaj sfide ku mesfushori i Aston Villas, një nga më të preferuarit e tifozerisë, nuk u konsiderua asnjëherë titullar nga trajneri Southgate.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia euro 2020 grealish anglia euro 2020 grealish

Sondazh

Poll