Aktualitet

‘Me emër francez shkon pa problem në Angli’/ Kokainë, para e dokumente false, ÇMONTOHET rrjeti kriminal që vepronte nga

12 Korrik 2021, 14:59 Nga DOSJA
‘Me emër francez shkon pa problem në Angli’/ Kokainë,

EUROPË– Banda e trafikut të emigranrtëve në Irlandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar është shkatërruar nga një operacion i Europolit. Grupi kriminal kishte bërë të mundur hyrjen e rreth 400 shtetasve shqiptarë në Britani të Madhe dhe në SHBA duke përdorur pasaporta të falsifikuara. Që nga viti 2019, hetimi ka ekzaminuar përdorimin në rritje të llojeve specifike të dokumenteve të falsifikuara nga emigrantët e Ballkanit Perëndimor.

“Hyrja e paligjshme e emigrantëve bëhej përmes aeroporteve të ndryshme në Spanjë dhe Portugali për në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa u siguronin atyre mjete identifikimi franceze,”-thuhet në njoftimin e Europol.

Të orientuar nga Policia Kombëtare spanjolle, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shqiptare vendosën në pranga 46 persona, të cilët luanin rolin e korrierit duke ardhur vetë në Shqipëri dhe Kosovë për të sjellë dokumentet. Përveç të arrestuarve, 4 laboratorë ku prodhoheshin mjetet falso të identifikimit janë gjetur në Kosovë. 

Janë “punishtet” janë gjetur dhe sekuestruar dokumente të falsifikuara, pajisje elektronike, para dhe droga të ndryshme (kanabis, kokainë dhe droga sintetike) dhe mbi 1000 pasaporta të falsifikuara.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni i pasaportave te falsifikuara operacioni i pasaportave te falsifikuara

Sondazh

Poll