Aktualitet

Shtyhet gjyqi për ish-kryeprokurorin Llalla, avokati kërkon më shumë kohë! Gjyqtarët Dollani dhe Lara dorëhiqen nga çës

12 Korrik 2021, 14:39 Nga DOSJA
Shtyhet gjyqi për ish-kryeprokurorin Llalla, avokati kërkon më

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë seancën gjyqësore për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Seanca e radhës do të zhvillohet më 17 korrik, pasi avokati mbrojtës i Llallës kërkoi më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen. 

Por gjithashtu, po sot ka ndryshuar dhe trupa gjykuese, pasi Saida Dollani dhe Dhimitër Lara kanë dhënë dorëheqjen nga çështja. Sipas tyre, ata nuk mund që të gjykojnë çështjen pasi kanë marrë pjesë në vendimin për sekuestrimin e pasurive të Llallës.

Ndaj dhe pas largimit të tyre, trupa gjykuese do të përbëhet nga Nertina Kosova, Miliana Muça dhe Enton Dhimitri. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 20 maj me 2 vite burg ish-kryeprokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Përveç dënimit me burg, GJKKO ka vendosur që Llalla të mos mbajë për 5 vite poste publike. Por vendimi i apelua nga ish-kryeprokurori. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla adriatik llalla ankimon vendimin adriatik llalla adriatik llalla ankimon vendimin

Sondazh

Poll