Aktualitet

Pas 4 ditësh e bllokuar! Hapet pika e kalimit kufitar Qafë Thanë për punëtorët sezonalë

12 Korrik 2021, 14:29 Nga DOSJA
Pas 4 ditësh e bllokuar! Hapet pika e kalimit kufitar Qafë Thanë

POGRADEC- Hapet pas 4 ditësh pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës për punëtorët sezonalë. Punëtorët nuk lejoheshin me pretendimin se nuk plotësonin dokumentacionet e kalimit, por sot kufiri është rihapur për këtë kategori, me përjashtim të 10 personave që janë ndaluar nga pala maqedonase pasi kanë marrë vulë ndalimi për 3-6 muaj.

Pika kufitarë me Maqedoninë e Veriut ndaloi lëvizje për 4 ditë me pretendimin se punonjësit sezonalë nuk plotësonin dokumentacionet e kalimit, kur i vetmi dokument që duhet është vetëm një kartë ID.

Por me rinisjen e lëvizjes, gjatë 24 orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 8000 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dogana e qafë-thanës pogradec dogana e qafë-thanës pogradec

Sondazh

Poll