Aktualitet

Apeli i GJKKO merr VENDIMIN për grupin e grabitësve të Rinasit, ja nga sa vite burg u dënua secili

12 Korrik 2021, 13:03 Nga DOSJA
Apeli i GJKKO merr VENDIMIN për grupin e grabitësve të Rinasit,

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për grabitjen e Kasharit, atë të bankës te Stacionit Trenit dhe grabitjen e Rinasit. Apeli i GJKKO ka dënuar grabitësit: Dash Kupa 27 vite burg, Ernest Kupa dhe Neim Avdylaj 26 vjet burg, Fatjon Xhyliu me 21 vite burg, Dritan Sinani me 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj 19 vjet burg. Ndërsa, Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja, bashkëpunëtorë të drejtësisë, u dënuam me 8 vjet e gjashtë muaj heqje lirie.

Të gjithë të arrestuarit do të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit në aplikim të gjykimit të shkurtuar. Përveç grabitjes jashtë pistës në aeroportin e Rinasit, ata gjithashtu akuzohen të jenë autorë të dy grabitjeve të tjera të dy bankave të nivelit të dytë në vitin 2015 te Stacioni i Trenit.

Grabitjet e bujshme të grupit

1. Grabitja tek Stacioni i Trenit më 12 shkurt 2015. Grupi vodhi një bankë të nivelit të dytë në një sasi parash që kapte vlerën e 900 mijë frangave zvicerane, 800 mijë paundë dhe 16 mijë euro.

2. Grabitja e dytë ka ndodhur më 3 dhjetor 2015, kur grupi paratë e një banke të nivelit të dytë që po transportoheshin me blinda në Rinas, poshtë Qafës së Kasharit. në këtë vjedhje, grupi i armatosur vodhi 1 mln e 800 mijë paundë, 800 mijë dollar amerikanë, 200 mijë dollar kanadezë dhe 200 mijë dollar australianë.

3. Grabitja e tretë ka ndodhur më 9 shkurt 2017, ku grupi vodhi 8 thesë me para në Domje të Tiranës, kur paratë e një banke të nivelit të dytë po transportoheshin në Rinas. në 9 shkurt 2017, grupi mori 2 mln e 400 mijë euro, 2600 mijë paundë, 85 mijë franga, 60 mijë dollar.

Të gjithë u shpallën fajtorë për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet admir cerpja aleksander murataj dash kupa ditjon memlika ernest kupa fatjon xhyliu neim avdylaj admir cerpja aleksander murataj dash kupa ditjon memlika ernest kupa fatjon xhyliu neim avdylaj

Sondazh

Poll