Aktualitet

Asnjë humbje jete as sot nga COVID! Vetëm 5 raste të reja, të gjithë të infektuarit janë nga Tirana

12 Korrik 2021, 14:49 Nga DOSJA
Asnjë humbje jete as sot nga COVID! Vetëm 5 raste të reja,

TIRANË– Edhe sot nuk ka asnjë jetë të humbur nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 2658 testime të kryera, kanë dalë pozitivë vetëm 5 qytetarë, të gjithë në Tiranë. Aktualisht janë 89 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, por në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Vijojnë të jenë të ulëta shifrat e infektimeve ditore nga Covid në vend. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 raste te reja nga  2658 testime të kryera dhe asnjë viktimë si pasojë e Covid-19. Kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë qytetarë në Tiranë. Aktualisht janë 89 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,052 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2658

Testime totale 837,388
Raste pozitive 132,597
Raste të shëruara 130,052
Raste Aktive 89
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 35
Elbasan 12
Fier 11
Korçë 8
Vlorë 7
Shkodër 5
Lezhë 4
Durrës 4
Kukës 2
Gjirokastër 1

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ministria e shendetesise pandemia e koronavirusit ne shqiperi ministria e shendetesise pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll