Aktualitet

U prek nga Covid-19 pas operacionit, ndërron jetë në moshën 83-vjeçare poeti dhe ish-i përndjekuri politik, Uran Kostreci

12 Korrik 2021, 14:12 Nga DOSJA

TIRANË- Ndërron jetë poeti dhe ish i përndjekuri politik, Uran Kostreci. Poeti ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, duke lënë pas veten trashgimni të pasur për kulturën e vendit. Kostreci prej ditësh ishte i infektuar nga Covid-19 dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale e cila rëndoi gjendjen e tij shëndetësore duke i marrë jetën.

I lindur në qytetin e Korçës më 29 janar të vitit 1938, ai u përball me sistemin që në moshën 8-vjeçare, pasi të atin Fuat Kostrecin, e arrestuan në vitin ’86 pasi akuzohej për komitete klandestine për të rrëzuar pushtetin. Pavarësisht “njollës në biografi” ai përfundoi normalen e Elbasanit dhe nisi punë si arsmitar në qytetin e Vlorës. Përkrah punës si mësues, ai iu dedikua dhe pasionit të tij, poezisë. 

Por nuk ishin poezi si të gjithë të tjerat ato kohë, ai shkruante kundër diktatorit Enver  Hoxha. Pas zbulimit të rreshtave të ndaluar ai tentoi që të largohej nga vendi, por u arrestua në liqenin e Pogradecit dhe e dënuan me 15 vite burg në Burrel.

Megjithatë poezia për Enver Hoxhën nuk doli asnjëherë dhe Urani u dënua vetëm për tentativën për arratisje. Pasi përfundoi 20 vite burg, ai u rikthye në Elbasan ku nisi që të punonte si hamall. Por sërish e arrestuan dhe e internuan në fshatin Kurtaj të Peqinit.

Edhe njëherë tentoi që të arratisej por sërish u kap. Me ardhjen e demokracisë, ai emërohet kryeredaktor i gazetës ‘Liria’, i zgjedhur nga shoqata e të burgosurve që u hap në Elbasan. Më pas, ai përzgjidhet si kryetari i Partisë Demokratike në Elbasan, megjithatë pas disa kohësh jep dorëheqjen, për tu marrë me diçka më të rëndësishme për të, antigjenocidin.

Viti 1997 e gjen Uranin në Amerikë, i strehuar nga shoqata ‘Vatra’, të cilët i dhanë një dhomë për të jetuar, ndërsa ndihmohej edhe nga shteti amerikan. Por në vitin 2007 zgjodhi që të rikthehej në atdhe për t’u vendosur përfundimisht në Tiranë. Urani nuk u martua asnjëherë dhe jetoi gjithmonë vetëm…regjimi ia vodhi të gjitha, por jo dëshirën për të shkuar e jetuar.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet uran kostreci vdes uran kostreci uran kostreci vdes uran kostreci

Sondazh

Poll