Bota

Misioni i EULEX-it në Kosovë, Simmons: Na u kërkua të largonim nga skena politike disa ‘peshq të mëdhenj’

12 Korrik 2021, 09:53 Nga DOSJA
Misioni i EULEX-it në Kosovë, Simmons: Na u kërkua të

KOSOVË– Ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons në dëshminë e tij para Komisionit të ngritur nga Kuvendi i Kosovës tha se ky mision ka pasur objektiva politike në Kosovë.

Para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, Simmons tha se kishte direktiva që gjykatësit e këtij misioni t’i largonin nga skena politike disa politikanë që konsideroheshin si “peshqi të mëdhenj”, duke i dënuar.

Më kanë thënë se misioni ka synuar të largojë nga jeta politike persona që quheshin peshqi të mëdhenj. Më thanë se presin të shohin gjykatësit e EULEX-it t’i dënojnë ata”, tha Simmons.

Ai u tha deputetëve se mund t’u ofrojë detaje për secilin rast ku ka pasur ndërhyrje me karakter politik. Ai tha se këtë do ta bëjë në rast se deputetët vendosin ta hapin një hetim të plotë për këtë, por për momenti nuk përmendi emra konkret.

Nëse ju vendosni të hapni një hetim të plotë, unë dua t’ju ofroj detaje të plota të rasteve kur ka pasur ndërhyrje në hetime”, tha Simmons.

Ai theksoi se ka patur ndërhyrje dhe në emailin e tij të punës.

Lajmi kryesor/ Nis mbledhja e komisionit ku do të raportojë ish-kreu i EULEX-it, ai akuzon misionin për ndërhyrje politike, fshehje të provave dhe korrupsion

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora akuzat e simmons ndaj eulex malcolm simmons misioni i eulex ne kosove akuzat e simmons ndaj eulex malcolm simmons misioni i eulex ne kosove

Sondazh

Poll