Bota

Helmimi i banorëve në Deçan, “Hidrodrini”: Të mos përdoret uji për pije deri në dalje të rezultateve

12 Korrik 2021, 08:46 Nga DOSJA
Helmimi i banorëve në Deçan, “Hidrodrini”: Të

KOSOVË– Mbrëmjen e së shtunës dhe gjatë ditës së djeshme shumë banorë të Deçanit dhe fshatrave përreth kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qendrat shëndetësore pasi dyshohet se janë helmuar nga uji.

Njësia operative “Hidrodrini” në Deçan, ka dalë sot me një njoftim shtesë, ku kanë bërë të ditur se janë marrë mostrat e ujit dhe i janë nënshtruar analizës laboratorike.

Njoftimi i plotë:

Pas shqetësimeve të shfaqura nga banorët e fshatrave Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri, mbi dyshime për helmim shëndetësorë Ekipet e përbashkëta të KRU ‘Hidrodrini’-Njësia Deçan së bashku me staf të specializuar nga IKSHPK, respektivisht IRSHP-Pejë, gjatë tërë ditës së djeshme e deri mbrëmë vonë kanë marrë mostrat e ujit në fshatrat e sipërshënuar dhe të njëjtat i janë nënshtruar analizës laboratorike. Rezultatet janë në pritje dhe përpunim dhe të njëjtat do të barten zyrtarisht tek KRU ‘Hidrodrini’ për tu publikuar për opinion. Poashtu deri në arritjen e rezultateve, nuk mund të konstatohet asgjë në zbardhjen e dyshimeve për ujë të helmuar ose jo! Për të gjithë personat që kanë shfaqur shqetësime shëndetësore dhe simptoma, KRU ‘Hidrodrini’ uron ti tejkalojnë sa më shpejt duke ju kthyer shëndetit të plotë”.

“Hidrodrini” i bën thirrje të gjithë banorëve se derisa të bëhen publike rezultatet dhe të mësohet shkaku i helmimit të mos konsumojnë ujë.

Dje, drejtori i QKMF-së në Deçan, Selmon Berisha ka bërë të ditur se vetëm gjatë mbrëmjës të së shtunës ndihmë mjekësore kanë kërkuar 164 qytetarë. Ai ka treguar se pacientët kishin këto simptoma: marramendje, plogështi, të vjella, barkqitje, dhimbje në regjionin e barkut dhe temperaturë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora qytetarët helmohen nga uji selmon berisha uji i helmuar ne decan qytetarët helmohen nga uji selmon berisha uji i helmuar ne decan

Sondazh

Poll