Bota

Ish-kreu i EULEX-it dëshmon para Komisionit, Simmons: Na është kërkuar heqja e disa ‘peshqve të mëdhenj’ nga skena pol

12 Korrik 2021, 08:54 Nga DOSJA
Ish-kreu i EULEX-it dëshmon para Komisionit, Simmons: Na është

KOSOVË-Ka nisur raportimi i  ish-kryetarit të  asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons para deputetëve.

Simmons përmes një video-lidhje po raporton për skandalet e EULEX-it në Kosovës, përfshirë ndërhyrjet politike, manipulimin e provave dhe ndikimet tek dëshmitarët.

Raportimi i Simmons po bëhet para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion.

Gjatë fjalës së tij, Malcolm Simmons ka thënë se ka pasur ndikime politike në rastin “Kleçka” ku ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj dhe nëntë ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së u akuzuan për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës. Ai ka cituar gjykatësin Charles Smith, që siç thotë Simmons, kishte thënë se duhen dënuar të akuzuarit. Simmons tha se gjykatësi i këtij rasti e kishte emëruar veten si gjykatës të Apelit.

Në katër raste të ndara, ka pasur pretendime se Charles Smith ka provuar të ndërhyjë në gjykime. Mund t’ju ofrojë dokumente për të gjitha katër rastet. Dhe nuk ishte vetëm gjyqtari Smith që donte të ndërhynte”, tha Simmons.

Simmons gjithashtu tha se kishte direktiva që gjykatësit e këtij misioni t’i largonin nga skena politike disa politikanë që konsideroheshin si “peshqi të mëdhenj”, duke i dënuar.

Më kanë thënë se misioni ka synuar të largojë nga jeta politike persona që quheshin peshqi të mëdhenj. Më thanë se presin të shohin gjykatësit e EULEX-it t’i dënojnë ata”, tha ai.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka filluar në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje. Misioni i përgjithshëm i EULEX-it është t’i mbështesë institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat më të mira evropiane.

Që nga viti 2017 kur u largua nga EULEX-i, Simmons ka ngritur akuza të shumta për këtë mision të Bashkimit Evropian, përfshirë ato për ndërhyje në hetime penale, kërcënime ndaj dëshmitarëve të mbrojtur, përpjekje për të ndërhyrë në gjykime, fshehje të provave, ndërhyrje në çështjet penale për qëllime politike si dhe për afera korrupsioni.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora akuzat e simmons ndaj eulex malcom simmons misioni i eulex ne kosove akuzat e simmons ndaj eulex malcom simmons misioni i eulex ne kosove

Sondazh

Poll