Bota

Simmons: Nga EULEX-i kërkohej dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, në të kundërt konsiderohej dështim

12 Korrik 2021, 09:43 Nga DOSJA
Simmons: Nga EULEX-i kërkohej dënimi i ish-krerëve të

KOSOVË– Ish-kryetari i asamblesë së gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons në dëshminë e tij para komisionit të ngritur nga Kuvendi i Kosovës, ka thënë se ka pasur ndikime politike në rastin “Kleçka” ku ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj dhe nëntë ish-pjesëtarë të tjerë të UÇK-së u akuzuan për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës.

Ai ka cituar gjykatësin Charles Smith, që siç thotë Simmons, kishte thënë se duhen dënuar të akuzuarit. Simmons tha se gjykatësi i këtij rasti e kishte emëruar veten si gjykatës të Apelit.

Sipas Express, Simmons tha se ishte kërcënuar nga gjykatësi britanik, i cili sipas tij kishte kërkuar që të kishte dënime në këtë rast.

Në katër raste të ndara, ka pasur pretendime se Charles Smith ka provuar të ndërhyjë në gjykime. Mund t’ju ofrojë dokumente për të gjitha katër rastet. Dhe nuk ishte vetëm gjyqtari Smith që donte të ndërhynte”, tha Simmons.

Ai tha se çdo aktgjykim që i shpallte të pafajshëm ish-pjesëtarët e UÇK-së shihej si dështim.

Shfajësimi shihej si dështim. ‘Kleçka’ ka qenë një rast që asnjëherë s’është dashur të shkojë në gjykim,”- theksoi Simmons.

Në verën e 2012-ës, Fatmir Limaj dhe nëntë pjesëtarë të tjerë të UÇK-së u akuzuan për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës, që siç supozohej të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999, deri në mesin e qershorit të atij viti, në një qendër të improvizuar paraburgimi nga UÇK-ja, e që ndodhej në fshatin, Kleçkë.

Më 17 shtator 2013, procesi u shpall i mbyllur me pafajësinë e të akuzuarve. Ishte hera e dytë që Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm nën akuzat për krime lufte. Më 30 nëntor të vitit 2005 Gjykata Ndërkombëtare për Krime lufte në Hagë shpalli të pafajshëm Limajn i njohur me emrin e luftës si komandant “Çeliku”, i cili në shkurt të vitit 2003, qe akuzuar për përfshirje në krime kundër civilëve shqiptarë dhe serbë, gjatë luftës së vitit 1998.

Lajmi kryesor/ Nis mbledhja e komisionit ku do të raportojë ish-kreu i EULEX-it, ai akuzon misionin për ndërhyrje politike, fshehje të provave dhe korrupsion

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora akuzat e simmons ndaj eulex charles smith fatmir limaj malcolm simmons akuzat e simmons ndaj eulex charles smith fatmir limaj malcolm simmons

Sondazh

Poll