Bota

Përleshje midis grupeve radikale dhe policisë në Niger, 49 të vdekur dhe qindra të plagosur

12 Korrik 2021, 07:14 Nga DOSJA
Përleshje midis grupeve radikale dhe policisë në Niger, 49

NIGER– Së paku 49 persona, përfshirë 40 sulmues të armatosur, u vranë në një përleshje në jugperëndim të Nigerit, pranë kufirit me Malin.

Ministria e Mbrojtjes e Nigerit tha se rreth 100 “terroristë” me motoçikleta, të armatosur rëndë, sulmuan fshatin Çoma Bangou.

Ministria tha se “reagimi i shpejtë dhe i fuqishëm” i forcave të mbrojtjes dhe sigurisë “bëri të mundur që të zmbrapset sulmi dhe armikut t’i shkaktohen humbje të mëdha”.

Çoma Bangou ndodhet në rajonin Tillaberi, në kufi me Malin dhe Burkina Fason – një zonë e njohur si “tre kufijtë”, e cila ka qenë rregullisht në shënjestër të grupeve radikale islamike.

Tillaberi është në gjendje të jashtëzakonshme qysh në vitin 2017.

Marrë nga REL.

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota perleshje ne niger perleshje ne niger

Sondazh

Poll