Bota

Protesta masive kundër qeverisë në Kubë, presidenti i vendit thirrje mbështetësve të tij që të ‘luftojnë’

12 Korrik 2021, 07:09 Nga DOSJA
Protesta masive kundër qeverisë në Kubë, presidenti i vendit

KUBË– Mijëra njerëz protestuan kundër Qeverisë komuniste të Kubës në kryeqytetin Havana dhe disa qytete të tjera.

Protestat ishin më të mëdhatë në ishull në gati 30 vjet. Marshuesit bënë thirrje për liri dhe demokraci, si dhe kërkuan vaksina për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Protestat, të cilat janë të rralla në Kubë, vijnë në kohën kur ky vend po raporton shifra rekorde të të infektuarve me koronavirus.

Të dielën, autoritetet shëndetësore atje regjistruan afro 7,000 raste të reja dhe 47 viktima.

Presidenti i Kubës, Miguel Diaz-Canel, u bëri thirrje mbështetësve të tij që “t’i luftojnë” protestuesit në Havana.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë revolucionarëve të vendit, të gjithë komunistëve, të dalin në rrugët ku ndodhin këto provokime… dhe t’u kundërvihen atyre në mënyrë të vendosur dhe të guximshme”, tha presidenti.

Këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, paralajmëroi Kubën kundër sulmeve ndaj protestuesve.

SHBA-ja mbështet lirinë e shprehjes dhe tubimit në të gjithë Kubën dhe do të dënojë fuqishëm çdo dhunë ose shënjestrim të protestuesve paqësorë, që ushtrojnë të drejtat e tyre universale”, shkroi Sullivan në Twitter.

The U.S. supports freedom of expression and assembly across Cuba, and would strongly condemn any violence or targeting of peaceful protesters who are exercising their universal rights. https://t.co/FjI8bUHoQE

— Jake Sullivan (@JakeSullivan46) July 12, 2021

Uashingtoni, me dekada, kundërshton Qeverinë komuniste në Kubë dhe ka vendosur sanksione të rënda mbi ekonominë e saj.

Marrë nga REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jake sullivan miguel diaz-canel protesta ne kube jake sullivan miguel diaz-canel protesta ne kube

Sondazh

Poll