Aktualitet

Protesta/ Qytetari ankohet: Policia më arrestoi djalin, e kam me probleme mendore (Video)

16 Shkurt 2019, 21:54 Nga DOSJA
Protesta/ Qytetari ankohet: Policia më arrestoi djalin, e kam me probleme

Një prind është ankuar se policia e Tiranës i ka arrestuar djalin në kuadër të shoqërimeve që janë bërë pas protestës. Teksa flet për mediat, baabi i 23-vjeçarit, Resul Daci tregon se policia ja ka marrë djalin nga shtëpia në orën 17:30.

Në një moment ndërhyn edhe deputeti demokrat Flamur Noka i cili shprehet: Çfarë dhune mund të bëjë invalidi?! E imagjinoni çfarë shtet horrash kemi?!

Babai i Dacit vijon t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve dhe tregon se të birin e ka me probleme mendore. “Jam nga Kukësi, por jetoj në Tiranë në Bashkinë Kamëz. Djali im ishte në protestë sot, por është me probleme mendore, kam librezën e tij,”– shprehet ai.

Ndërkohë vetëm pak minuta më parë një video ka regjistruar momentin kur deputeti demokrat Flamur Noka gjuan dhe shtyn një punonjës policie. (Lexo këtu)

Enkeled Alibeaj, Klevis Balliu, Flamur Noka, Gent Strazimiri dhe Sekretari për Çështjet Zgjedhore, juristi Ivi Kaso kanë mbërritur në Drejtorinë  e Policisë së Tiranës pasi kjo e fundit ka shoqëruar 25 persona në komisariate të ndryshme. (Lexo këtu)

Policia shoqëroi gjithashtu edhe Florenc Hoxhën, ish- drejtorin e Policisë Bashkiake. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i resul dacit djali me probleme mendore flamur noka protesta e opozites 16 shkurt resul dacit arrestimi i resul dacit djali me probleme mendore flamur noka protesta e opozites 16 shkurt resul dacit

Sondazh

Poll