Aktualitet

Protesta e opozitës/ Shoqërohen në polici 25 persona, mes tyre Florenc Hoxha (Video)

16 Shkurt 2019, 19:04 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Shoqërohen në polici 25 persona, mes tyre

TIRANËPas përfundimit të protestës së opozitës, policia ka ngritur një grup hetimor që po merret me identifikimin dhe shoqërimin e personave që ushtruan kryen akte të dhunshme gjatë protestës.

Deri më tani raportohet se policia e Tiranës ka shoqëruar 25 persona, mes tyre edhe Florenc Hoxhën, ish-kreu i Policisë Bashkiake. Pasditen e sotme policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij, dhe më pas Hoxha është shoqëruar në Komisariat. 

Nga informacionet e para bëhet me dije se po bëhet verifikimi, për rolin e tij në protestën e sotme të opozitës, ku pas përplasjeve mes qytetarëve dhe policisë, mbetën të lënduar 19 persona, mes tyre protestues, efektive dhe gazetarë.

Florenc Hoxha është fotografuar nga shërbimet e policisë në protestë, ndërsa po ashtu të shoqëruar në polici pas protestës janë regjistruar edhe dhjetëra persona të tjerë. Menjëherë pas tyre kanë mbërritur në Drejtorinë e Policisë edhe deputetët e Partisë Demokratike. (Lexo këtu)

 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dhuna e opozites florenc hoxha protesta 16 shkurt 2019 dhuna e opozites florenc hoxha protesta 16 shkurt 2019

Sondazh

Poll