Aktualitet

“Perimetri” vazhdon! Me 56 emigrantë të paligjshëm në makinë, kapet 46-vjeçari, në kërkim bashkëpuntori (EMRAT)

11 Korrik 2021, 16:16 Nga DOSJA
“Perimetri” vazhdon! Me 56 emigrantë të paligjshëm

KORÇË– Një person është prangosur, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Perimetri” për trafikun e emigrantëve të jashtëligjshëm në vendet e Bashkimit Europian. Në pranga ka përfunduar Altin Melani, i cili u kap duke transportuar 56 emigrantë të paligjshëm, ndërsa në kërkim është shpallur Elvis Hoxha. Sipas njoftimit të policisë, 46-vjeçari u kap në dalje të qytetit të Pogradecit ku në furgonin tip “Benz” me të cilin udhëtonte, u kapën 56 emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni policor “Perimetri”.

U kap duke transportuar 56 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, Shërbimet për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 46 vjeç, banues në Durrës dhe u shpall në kërkim shtetasi E. H., 36 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd.

Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasin A. M., duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip furgon të markës “Benz” në pronësi të shtetasit E. H., 56 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet altin melani elvis hoxha operacioni perimetri altin melani elvis hoxha operacioni perimetri

Sondazh

Poll