Aktualitet

E RËNDË në Itali! Shqiptari zihet me senegalezin, 47-vjeçari i ngul gërshërët në sy, shkoi me urgjencë në spital…

11 Korrik 2021, 15:10 Nga DOSJA
E RËNDË në Itali! Shqiptari zihet me senegalezin,

ITALI– Një incident ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar është plagosur me një palë gërshërë krasitjeje në sy. Sipas mediave italiane, shqiptari, 28 vjeç, po punonte së bashku me një senegalez për të kositur barin në një vend ku ishin punësuar të dy.

Por mungesa e bashkëpunimit ngjalli sherr mes tyre, aq sa senegalezi qëlloi me gërshërë në sy shqiptarin, duke e plagosur rëndë në syrin e majtë. I riu u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni por pa mundur që t’i shpëtohej organi.

47-vjeçari senegalez u arrestua nga Policia dhe do të përballet me drejtësinë italiane për dëmin ndaj shqiptarit, ndërkohë që u zbulua se qëndronte në Itali me leje qëndrimi të falsifikuar.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet itali plagoset shqiptari ne itali itali plagoset shqiptari ne itali

Sondazh

Poll