Aktualitet

I kishte 15 mijë paund borxh! Historia si Besnik Berisha vrau dy bashkëkombasit në mes të Londrës, ua shpërndau trupat me

11 Korrik 2021, 13:55 Nga DOSJA
I kishte 15 mijë paund borxh! Historia si Besnik Berisha vrau dy

BRITANI E MADHE- Kaziku Tuwisana, 33 vjeç dhe Besnik Berisha janë shpallur fajtorë për vrasjen e dy shqiptarëve në Londër të premten e 9 korrikut. Viktimat janë Arbër Fesko, 30 vjeç dhe Shkëlqim Paja, 36 vjeç. Në seancën e sotme, trupa gjykuese ata dëgjoi se si Shkëlqim Paja dhe Besnik Berisha ishin njohur me njëri-tjetrin për rreth tre vjet para vrasjeve. Vitin e fundit, miqësia e tyre kishte pësuar krisje. Kjo besohet të ketë ndodhur për rreth 15,000 £ që agresori i detyrohej viktimës.

Më 18 dhjetor 2019, Paja nisi që të kishte shqetësime se Berisha po i planifikonte diçka pas shpine, ndaj dhe kishte shqetësime. Sidoqoftë, të nesërmen (19 Dhjetor) Berisha e kontaktoi përsëri duke thënë se ai ishte gati të paguante paratë që i detyrohej. Kështu që atë mbrëmje, viktima shkoi pranë vendit ku Berisha jetonte bashkë me shokun tjetër Arbër Fesko.

Rreth orës 20:00, një qytetar lajmëroi Policinë kur pa shërrin që kishte nisur. Por kur efektivët mbërritën në vendin e ngjarjes gjetën vetëm gjakun në tokë së bashku me telefonët e viktimave. 

Pranë zonës u gjet trupi i masakruat me thika i Arbër Freskos, ndërsa kufoma e Shkëlqim Pajës u gjet të nesërmen, i hedhur në një gardh në Radlett, Hertfordshire. Edhe ai ishte qëlluar me thika. Kamerat e sigurisë në zonë kishin kapur një furgon të bardhë që qarkullonte në zonë, por Berisha e mohoi se ishte i tiji, duke pretenduar se e kishte shitur pak ditë para vrasjes. Megjithatë kjo pistë u mohua nga “blerësi” i mjetit.

Vetë automjeti u gjet i braktisur në Barnet më 30 dhjetor; në pjesën e pasme u gjet gjaku i Shkëlqimit gjë që konfirmoi dhe përdorjen e mjetit në vrasje. Pas mbledhjes së provave, të dy të arrestuarit u shpallën fajtor për vrasjen por masa e dënimin që pritet të jetë burg përjetë pritet t’u lexohet të premten me 16 Korrik.

Marrë nga news.met.police.uk

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arbër fesko besnik berisha kaziku tuwisana shkëlqim paja arbër fesko besnik berisha kaziku tuwisana shkëlqim paja

Sondazh

Poll