Aktualitet

Tmerrohen qytetarët në Kretë! Shqiptari sulmon me sëpatë 29-vjeçarin grek, i shkakton dëme në kokë

11 Korrik 2021, 15:35 Nga DOSJA
Tmerrohen qytetarët në Kretë! Shqiptari sulmon me

GREQI– Banorët në Ammoudara të Kretës janë tronditur sot, kur panë një burrë që sulmonte një tjetër me sëpatë. Mediat e huaja raportojnë se rreth orës 11.30 të mëngjesit të sotëm, një 61-vjeçar shqiptar sulmoi me sëpatë një 29-vjeçar grek.

Ngjarja ndodhi përpara një supermarketi në prani të kalimtarëve dhe banorëve të zonës. 29-vjeçari është transportua me ambulancë në spital, i lënduar në kokë. Ndërsa shqiptari sipas informacioneve, ishte plagosur në dorë u dërgua gjithashtu në spital. Por me një ambulancë tjetër.

Hetimi po kryhet nga Departamenti i Policisë Malevizi, të cilët ende nuk kanë bërë të ditur arsyet e sulmit.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet departamenti i policisë malevizi shqiptari sulmon me sëpatë te riun grek departamenti i policisë malevizi shqiptari sulmon me sëpatë te riun grek

Sondazh

Poll