Aktualitet

‘Gjetëm tenxhere dhe televizorë pa vulë’/ Shumë zhurmë për asgjë! Çfarë ndodhi gjatë operacionit në paraburgimin

11 Korrik 2021, 14:05 Nga DOSJA
‘Gjetëm tenxhere dhe televizorë pa vulë’/ Shumë

VLORË– 100 forca policie zbarkuan në ambientet e paraburgimit të Vlorës…për të kapur disa tenxhere. (Shiko këtu) “Fax” mëson detaje të reja nga kontrolli i bërë sot, në procesverbalin e Policisë së Shtetit ka të dhëna se janë gjetur disa televizorë pa vulë apo tenxhere të vjetra që përdoreshin nga të burgosurit. 

Nga kontrolli u konstatuan sende të paligjshme si: tela, kabuj antene, ngrohëse të improvizuara, tenxhere të vjetra, televizorë pa vulë. Në dhomën e të paraburgosurit M.Lala u gjet televizor pa vulë, iu nxori nga dhoma për kontroll më të imtësishëm. Në dhomën e të paraburgosurit H.Kacabuni iu nxori nga dhoma televizori për kontroll të imtësishëm,”-thuhet ndër të tjera në procesverbal.

PROCESVERBALI I POLICISË:

Me urdhër nr 7030 datë 02.07.2021 miratuar nga drejtoria e përgjithshme e Burgjeve u ushtrua kontroll për sende të ndaluara nga forcat Operacionale në bashkëpunim me grupin e Sigurimit të Shoqërimit në IEVP Fier, Durrës, Tepelenë e Berat. Në kontroll morën pjesë rreth 90 forca policie, nga ku u kontrolluan dhomat, ambientet e përbashkëta, dushet, klasat, magazinat etj. Kontrolli u zhvillua i qetë, pa probleme apo kundërshtime. Nga kontrolli u konstatuan sende të paligjshme si: tela, kabuj antene, ngrohëse të improvizuara, tenxhere të vjetra, televizorë pa vulë. Në dhomën e të paraburgosurit M.Lala u gjet televizor pa vulë, iu nxori nga dhoma për kontroll më të imtësishëm. Në dhomën e të paraburgosurit H.Kacabuni iu nxori nga dhoma televizori për kontroll të imtësishëm. Detyra që u la për drejtuesit e paraburgimit të Vlorës: Të kryhet riverifikimi i vulave të sigurisë për të gjitha elektroshtëpiaket. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet paraburgimi i vlores policia e shtetit vlore paraburgimi i vlores policia e shtetit vlore

Sondazh

Poll