Aktualitet

Bie sërish numri i të infektuarve! MSH publikon shifrat: Asnjë humbje jete, 5 raste të reja nga pandemia e koronavirusit

11 Korrik 2021, 14:52 Nga DOSJA
Bie sërish numri i të infektuarve! MSH publikon shifrat: Asnjë

TIRANË– Asnjë humje jete as sot nga pandemia e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 3039 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitivë 5 persona. Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Has, Shijak, ndërkohë që në të gjithë vendin ka 86 pacientë aktivë.

Ndërkohë në spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë, ndërsa gjatë ditës së fundit janë shëruar 3 qytetarë.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Në 24 orët e fundit janë kryer 3039 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë qytetarë në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Has, Shijak.

Aktualisht janë 86 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 3 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,050 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 3
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3039

Testime totale 834,730
Raste pozitive 132,592
Raste të shëruara 130,050
Raste Aktive 86
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 31
Elbasan 12
Fier 11
Korçë 8
Vlorë 7
Shkodër 6
Lezhë 4
Durrës 4
Kukës 2
Gjirokastër 1

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise pandemia e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll