Sport

Trofeu shkon në…ROMË! Italia është kampionia e Europës, mposht Angline në finale me penallti. Donnarumma, heroi i mbrëm

11 Korrik 2021, 15:39 Nga DOSJA
Trofeu shkon në…ROMË! Italia është kampionia e

UEMBLI– Kupa e Europës do të shkojë në ROMË! Italia do të marrë në shtëpi trofeun e “Euro2020” pas 6 dekadash mungesë, duke u shpallur kampione e Europës për të dytën herë në historinë e saj.

U deshën 2 orë e 45 minuta lojë që të shpallej fituesi pas një ndeshje e tëra në barazpeshë. Ishte Donnarumma heroi i mbrëmjes për italianët, i cili priti 2 nga penalltitë e skuadrës kundërshtare. “Tre Luanët” kanë shënuar të parët, me Shaw, i cili ka dërguar topin në rrjetë, duke kaluar tijët në avantazh.

Luke Shaw ka hyrë në histori duke shënuar golin më të shpejtë ndonjëherë në historinë e finaleve të Kampionatit Europian. Ndërkohë Italia ka shënuar pas 66 minutash në fushën e blertë duke barazuar me “dhunë” pas një rrëmuje në zonë. Ishte Leonardo Bonucci ai që çoi në delir italianët duke i rikthyer në lojë për të çuar kupën në shtëpi. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 ndeshja itali-angli euro 2020 ndeshja itali-angli

Sondazh

Poll