Sport

VIDEO / Nuk pret të shkojë në shtëpi, Messi i tregon medaljen familjes nga telefoni

11 Korrik 2021, 10:11 Nga DOSJA
VIDEO / Nuk pret të shkojë në shtëpi, Messi i tregon

BRAZIL – Ashtu si gjatë gjithë “Copa America”, Lionel Mesi ishte më i miri edhe në finale kundër Brazilit.

Ai nuk shënoi dhe as nuk dhuroi asiste, por paraqitja që bëri ishte mëse e mjaftueshme për ta shpallur Argjentinën kampion, derisa e mbylli turneun me katër gola e pesë asiste.

10-shi magjik i Barcelonës, që ka fituar gjithçka në nivel klubesh, i mungonte një trofe me Argjentinën dhe pas shumë tentativash dhe shumë finaleve të humbura, më në fund ia doli.

Trofeu që i mungonte, tashmë është në sirtarin e Messit dhe 34-vjeçari, pas shumë e shumë kritikave, tani mund të flejë i qetë edhe pasi t’i varë atletet.

Menjëherë pas finales, ai telefonoi familjen, duke festuar me ta trofeun e parë me Argjentinën.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll