Sport

VIDEO/ Britma dhe fishekzjarrë për t’i prishur gjumin lojtarëve të Italisë, “strategjia” e tifozëve të Anglisë

11 Korrik 2021, 14:21 Nga DOSJA
VIDEO/ Britma dhe fishekzjarrë për t’i prishur gjumin

ANGLI-“Po vjen në shtëpi”, këndojnë tifozët e Anglisë ose më saktë: Duhet të kthehet në shtëpi. Britanikët janë të sigurtë se përfaqësuesja e Gareth Southgate do të arrijë të fitojë Kampionatin Europian,madje ka edhe disa prej tyre që po bëjnë çmos për të bezdisur kundërshtarin. Qëllimi është të dobësojnë rezistencën e tyre, për të mos lejuar lojtarët e Italisë të flejnë para ndeshjes vendimtare në “Wembley”.

Plani i britanikëve: shko poshtë ku qëndrojnë lojtarët dhe krijo zhurmë. Në orën 2 të mëngjesit në veri të Londrës, përpara qendrës sportive të Tottenham qielli papritmas ndizet dhe fishekzjarret prishin heshtjen e natës.

 

That’s ya fucking three lions ? now into these Italians make it as hostile as possible https://t.co/Tk3Oh4N9a7 pic.twitter.com/NhGnKczBAY

— JT (@JTSHEEPS35) July 11, 2021

Stadiumi i “Wembley-t” pritet të jetë në kapacitetin maksimal ku sigurisht dominanca në tribuna do të jetë në favorin e anglezëve, kundër një pakice të vogël të tifozëve të Italisë që sigurisht do të japin zemrën, shpirtin dhe sigurisht… zërin e tyre.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia euro 2020 italia anglia euro 2020 italia

Sondazh

Poll