Sport

Pritja mbaroi! Leo Messi, “Lojtari më i mirë” dhe “Këpuca e Artë” e “Copa America”

11 Korrik 2021, 03:37 Nga DOSJA

BRAZIL – Britma e Messit u dëgjua më tepër sesa me fishkëllimën e fundit e gjyqtarit ​​Yerry Mina. Ai i kishte humbur në katër finalet e tij të mëparshme me ‘Albicelestet’. Ndoshta kjo ndaj Brazilit, nuk ishte loja e tij më e mirë, por “Copa América” është më shumë e tija. Argjentina tani do të kalojë një kohë të gjatë, duke kënduar emrin e tij.

Me katër gola, pesë asistime, udhëheqësi i ëndrrës argjentinase, Lionel Messi shpallet “Lojtari më i mirë” dhe “Këpuca e Artë” e “Copa America”. Angel Di Maria vlerësohet si “Njeriu i ndeshjes”, ndërsa Emiliano Martinez cilësohet si “Portieri më i mirë i turneut”…

Çfarë çastesh për Argjentinën dhe Lionel Messin! Ai ngre trofeun lart, ndërsa qielli mbi “Maracana” është ndriçuar nga fishekzjarret. Një pritje 28-vjeçare ka mbaruar për Argjentinën dhe për Messin. Nderi ndërkombëtar që ai ka dëshiruar gjatë gjithë karrierën e tij më në fund, është plotësuar.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport angel di maria copa america emiliano martinez kepuca e arte lionel messi lojtari me i mire angel di maria copa america emiliano martinez kepuca e arte lionel messi lojtari me i mire

Sondazh

Poll