Sport

Italia nuk ka nevojë për “Mbretëreshë”, letrën e shkruajnë heronjtë e Spanjës 82′:Faleminderit për em

11 Korrik 2021, 14:41 Nga DOSJA
Italia nuk ka nevojë për “Mbretëreshë”,

ITALI-Kanë kaluar saktësisht 39 vjet. Ishte 11 korrik e dielë si dita e finales së “Wembley-t”, vetëm se atëherë stadiumi ishte Bernabeu dhe kundërshtar ishte Gjermania me finalen që vlente Kupën e Botës. Të kaltrit e atëhershëm, duke parë se historinë po e kujton edhe Mbretëresha e Anglisë (letër për lojtarët e Southgate) kanë menduar të karikojnë të besuarit e Mancini në prag të ndeshjes kundër Anglisë.

Ata kanë shkuar një letër me dedikimin e të gjithë protagonistëve të Kupës së Botës në Spanjë dhe me Mariella Scirean që nënshkroi për Gaetanon e madh, Federica Rossi për Pabliton, e bija Cinzia për Bearzot dhe Paolo Maldini për Cesaren, zëvendës traineri i 39 viteve më parë.

Ky është mesazhi: “Javët e fundit kemi parë tek ju shumë, shumë nga ne e nga historia jonë, sportive dhe njerëzore. Me guximin tuaj, pasionin, ndjenjën tuaj të përkatësisë, në vrullin tuaj përpara pas një periudhe të vështirë, ne kemi gjetur veten. Historitë e mira nuk harrohen kurrë sepse nuk mbarojnë kurrë; ato bëhen emocione që mbeten me kalimin e kohës, kujtime që forcohen, duke kaluar nga zemra në zemër, nga kujtesa në kujtesë. Do të jetë e njëjta gjë për ju.

Çfaredo që të ndodhë. Faleminderit që na bëtë t’i rijetojmë të gjitha këto, që na bëtë të ndjehemi edhe një herë të rinj dhe të patrembur dhe që treguat se brenda çdo italiani ekziston një forcë e thellë, e madhe dhe shpesh e paparashikueshme, e cila shpërthen në momente të vështira dhe e bën të mundur- shkruajnë kampionët e Spanjë ’82 – Gjithmonë guxoni, ëndërroni për të ardhmen që mund të ndërtoni. Dhe tani shkoni në Londër, dilni në atë fushë dhe jepni gjithçka siç keni bërë gjithmonë … historitë e bukura nuk mbarojnë kurrë! Forca djema”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia euro 2020 italia anglia euro 2020 italia

Sondazh

Poll