Sport

Sot, finalja e madhe në ‘Wembley’, Itali-Angli

11 Korrik 2021, 08:50 Nga DOSJA
Sot, finalja e madhe në ‘Wembley’, Itali-Angli

ANGLI – “Euro 2020” tashmë ka mbërritur në fianlen e madhe. Italia dhe Anglia do të luajnë për titullin dhe trofeun që ‘axurrët’ e kërkojnë për herë të dytë në histori dhe ‘Tre Luanët’ për hrë të parë. Një përballje që starton mbrëmjen e sotme, që nga ora 21:00, për të mbyllur kështu një kampionat të mrekullueshëm, por edhe shumë të veçantë.

Në gjysmëfinale, skuadra e Mancinit kaloi pasi mposhti Spanjën me penallti, ku ishte më efektive në gjuajtjen e tyre, duke humbur vetëm një goditje dhe duke përfituar nga dy gabimet të ‘La Rojas’. Ndërsa ekipi i Gareth Southgate kapërceu Danimarkën në kohën shtesë me një penallti mjaft të ‘diskutueshme’ nga shumë njohës të futbollit.

Anglia do të luajë në ‘Wembley’ për titullin e tyre të parë në Kampionatin Europian për të bërë historinë, pasi në ‘palmaresin’ e saj ka vetëm një trofe, atë të Kupës së Botës të vitit 1966, ndërsa Italia për të rikthyer në Romë trofeun, pas 53 vitesh mungesë. Të fundit e ka fituar në vitin e largët 1968. Italia mund të bëhet kështu e katërta, që e fiton më shumë se një herë trofeun, së bashku me Gjermaninë, Spanjën dhe Francën, ndërkohë që Anglia do ta shtonte emrin te ‘Libri i Artë’.

Në përgjithësi këto dy skuadra janë takuar 27 herë, Italia ka dhjetë fitore, Anglia tetë, ndërsa nëntë ndeshje kanë përfunduar barazim. Italianët në këto përballje kanë të shënuar 31 gola, ndërsa anglezët dy më shumë.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll