Bota

“Mos bëni seks, mos pini vodka”, zyrtari rus jep rekomandimet pas vaksinimit: Evitoni ‘stresin fizik’

9 Korrik 2021, 20:53 Nga DOSJA
“Mos bëni seks, mos pini vodka”, zyrtari rus jep rekomandimet

RUSI- Zyrtari rus i shëndetësisë ka dhënë disa rekomandime se çfarë nuk duhet të bënë pasi marrin dozën e vaksinës anti-covid. Dailymail raporton se sipas  Denis Graifer nuk duhet bërë seks dhe të pihet alkool në tre ditët e para pas vaksinimit.

Denis Graifer tha se rusët nuk duhet të zhvillojnë aktivitet që kanë lidhje me  ‘stresin fizik’, duke ndaluar edhe saunat.

“Unë besoj se të gjithë e dinë që seksi është një aktivitet shumë konsumues i energjisë. Kështu që paralajmëroj njerëzit që janë vaksinuar se rritja e aktivitetit fizik, duke përfshirë marrëdhëniet seksuale, nuk rekomandohet pas vaksinimit,“- tha ai.

Rusia është një nga vendet me nivelet më të ulta të vaksinimit në botë, me vetëm 13% të vendit të imunizuar plotësisht krahasuar me një mesatare evropiane prej 30%.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 denis graifer vaksinimi covid-19 denis graifer vaksinimi

Sondazh

Poll

Bota 9 Korrik 2021, 19:22

KROACI– Një police rrugore ka tërhequr vëmendjen e turistëve e kalimtarëve në Zagreb të Kroacisë me pamjen e saj. Ajo ishte duke bërë detyrën në Katedrale...