Bota

Sulmet kibernetike! Biden telefonon presidentin Putin: Rusia të veprojë menjëherë!

9 Korrik 2021, 19:50 Nga DOSJA
Sulmet kibernetike! Biden telefonon presidentin Putin: Rusia të

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden ka ngritur sot çështjen e sulmeve kibernetike me homologun e tij rus Vladimir Putin. Mediat e huaja raportojnë se Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden i bërë thirrje Rusisë “të veprojë menjëherë” .

“Presidenti ka kërkuar nga presidenti Putin të ndërmarrë veprime për të përçarë këto grupe kibernetike,”-tha Jen Psaki, sekretaria e shtypit i Shtëpisë së Bardhë, gjatë konferencës për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë pranoni se nuk ka informacione të sigurta nëse për sulmet është përgjegjëse vetë Moska, por insistoi se kjo e fundit duhet të veprojë gjithsesi.

“Sulmet operojnë në Rusi dhe vende të tjera në botë, dhe ne nuk kemi informacion të ri që vërteton se qeveria ruse drejtoi këto sulme por ne gjithashtu besojmë se ata kanë një përgjegjësi për të ndërmarrë veprime. Presidenti e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin çdo veprim të nevojshëm për të mbrojtur njerëzit e saj dhe infrastrukturën kritike,” -tha Psaki.

Telefonata e sotme shënon herën e dytë që dy presidentët prekin këtë temë.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota jen psaki joe biden sulmet kibernetike vladimir putin jen psaki joe biden sulmet kibernetike vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 9 Korrik 2021, 19:22

KROACI– Një police rrugore ka tërhequr vëmendjen e turistëve e kalimtarëve në Zagreb të Kroacisë me pamjen e saj. Ajo ishte duke bërë detyrën në Katedrale...