Aktualitet

Pika kufitare e Mavromatit e kalueshme përgjatë 24 orëve, së shpejti hapet edhe dogana e Mertizanit

9 Korrik 2021, 14:06 Nga DOSJA
Pika kufitare e Mavromatit e kalueshme përgjatë 24 orëve, së

SARANDË– Pika kufitare e Mavromatit do të jetë e kalueshme përgjatë 24 orëve. Lajmi është konfirmuar Ambasada Greke në Shqipëri në një njoftim të ndarë në rrjetet sociale.

Po ashtu, bëhet e ditur se pika kufitare e Mertizanit do të jetë e aksesueshme nga ora 07:00-19:00 duke nisur nga 13 korriku, sipas orës lokale të Shqipërisë. Kushtet për të hyrë në Greqi, mbeten ato të njëjtat, vërtetim që je i vaksinuar, ose tampon negativ që i përkon 24 orëve të fundit.

Njoftimi i Ambasadës Greke:

Sipas Vendimit me Nr. Δ1α/ΓΠ.οικ.42638/07.07.2021 (ΦΕΚ Β’ Αρ. 2978) pika kufitare e Mavromati tashmë funksionon gjatë 24 orëve pa limit maksimal të personave që lejohet të hyjnë, ndërsa edhe pika kufitare e Mertziani do të funksionojë nga data 13/07 nga ora 07:00-19:00 sipas orës lokale të Shqipërisë. Kushtet për të hyrë në Greqi mbeten të njëjta me ato që ishin të vlefshme deri tani.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ambasada greke ne tirane pika kufitare e mavromatit pika kufitare e mertizanit ambasada greke ne tirane pika kufitare e mavromatit pika kufitare e mertizanit

Sondazh

Poll