Aktualitet

Mbante hapur picerinë pas orarit policor, 1 milion lekë gjobë për pronarin në Vlorë, ndëshkohen dhe klientët

9 Korrik 2021, 12:51 Nga DOSJA
Mbante hapur picerinë pas orarit policor, 1 milion lekë gjobë

VLORË–  Pronari i një biznesi në Vlorë është gjobitur me 1.000.000 lekë, pasi mbante hapur aktivitetin jashtë orarit të lejuar.

Policia bën me dije se A.L., vazhdonte të punonte pas mesnatës, ndërkohë që ambient ishin 5 klientë. Të pestë u gjobitën me 10 000 lekë për mosrespektim të orës policore.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, kanë konstatuar një subjekt (piceri) që qëndronte i hapur në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A. L., si dhe 10 000 lekë për 5 klientë që u gjendën në këtë subjekt për mosrespektim të orës policore.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjobitet pronari ne vlore gjobitet pronari ne vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2021, 12:09

TIRANË– Kryebashkiakët socialistë mbërritën një e nga një ditën e sotme në kryeministri për të marrë pjesë në takimin me Edi Ramën.I pari dhe më i përpikti...