Mbajti muzikën në lokal jashtë orarit të lejuar, gjobitet biznesi në Durrës
9 Korrik 2021, 13:07Nga DOSJA
DURRËS– Një administrator lokali në Durrës është proceduar penalisht nga policia, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të caktuar,në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.
Policia ka proceduar shtetasin, B. K., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen 13, u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë në lokalin që administronte, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
NJOFTIMI I POLICISE:
U konstatua duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të përcaktuar, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative, administratori i lokalit. Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente. Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin B. K., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen 13, Plazh, Durrës, u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë në lokalin që administronte, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Gjithashtu, për këtë subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve. Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Pas vendimit të Gjykatës, e cila dënoi me 4 vite burg Behar Pemën, i cili i dehur në timon goditi makinën e 4 vajzave të reja, duke i marrë jetën L...
VLORË– Pronari i një biznesi në Vlorë është gjobitur me 1.000.000 lekë, pasi mbante hapur aktivitetin jashtë orarit të lejuar.Policia bën me dije se...
TIRANË– Behar Pema, është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Tiranës, pasi përplasi makinën ku udhëtonin 4 vajza, 2 prej të cilave humbën jetën, pasditen ...
SARANDË– Qarkullimi i trageteve nga Korfuzi në Sarandë pritet të zhbllokohet që prej pasdites së sotme, pasi është konfirmuar zyrtarisht rifillimi i ...
VLORË– Përfaqësuesit e bizneseve në Vlorë kanë patur mëngjesin e sotëm takim me prefektin e qarkut të Vlorës ku kanë kërkuar shtimin e fashës orare të muzi...
Aktualitet 9 Korrik 2021, 12:09
TIRANË– Kryebashkiakët socialistë mbërritën një e nga një ditën e sotme në kryeministri për të marrë pjesë në takimin me Edi Ramën.I pari dhe më i përpikti...
TIRANË– Ditën e sotme është mbyllur faza e korrugjimit të eses dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.Përmes një njoftim...
Në dosjen e SPAK, zbardhen të tjera biseda të përgjuara mes kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe, dhe biznesmenit Ibrhaim Lami.Në një prej bisedave, Tushe i ...
TIRANË- Prokuroria e Kavajës ka nisur sot hetimin për skandalin e djegies së plehrave në Kodrat e Spilles. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pas referim...