Aktualitet

Tentoi të vrasë me automatik bashkëfshatarin, Gjykata e Sarandës dënon me 12 vite burg mësuesin në Delvinë

9 Korrik 2021, 13:41 Nga DOSJA
Tentoi të vrasë me automatik bashkëfshatarin, Gjykata e

SARANDË– Gjykata e Sarandës ka dënuar me 12-vite burg mësuesin e fshatin Kopacez të Delvinës, Kadri Nora. 74-vjeçari u dënia me 10 vite burg për “vrasje me dashje mbetur në tentativë”, 5 vite burg për “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, por në bashkim të dënimeve u dënua në total me 12 vite burgim.

Si ndodhi ngjarja? 

Autori 73-vjeçari Kadri Nora, me profesion ish-mësues, ka marrë një armë zjarri të llojit kallashnikov dhe ka shkuar pranë banesës së të plagosurit, me origjinë nga Mirdita, Martin Dodës, mëngjesin e 30 janarit të kaluar, rreth orës 4:00.

Nora i ka zënë pritë Dodës në derë, teksa 48-vjeçari po tentonte të shpërngulej nga fshati, bashkë me familjen e tij. Në momentin që ka dalë 73-vjeçari ka lëshuar 30 plumba kallashnikovi mbi të, por fatmirësisht vetëm njëri e ka kapur në këmbë. Doda u transportua me urgjencë në Tiranë, ndërsa autorit, Kadri Nora është vetëdorëzuar në polici, ku ka dorëzuar edhe kallashnikovin. Ai u akuzua për tentativë vrasjeje dhe ka dëshmuar përpara grupit hetimor edhe për arsyet që e çuan të ndërmerrte këtë akt të rëndë. Kadri Nora ka dashur të hakmerret ndaj Dodës një vrasjen e të birit, Enkeled Norës, ngjarje e ndodhur në vitin 2015.

35-vjeçari Enkeled Nora, që punonte si bari, vdiq pas një plagosjeje me armë zjarri në vitin 2015. ai u plagos në këmbë, por pavarësisht transportimit në spital, nuk u mbijetoi plagëve të marra dhe vdiq pas humbjes së gjakut. Gjatë gjithë kohës, Kadri nora ka akuzuar Martin Dodën për vdekjen e të birit, ngjarje për të cilën nuk është arrestuar askush.  Pasi ka mësuar se Doda kishte në plan të largohej, Nora i ka zënë pritë, për të marrë hakun.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet denohet me 12 vite kadri nora kadri nora martin doda denohet me 12 vite kadri nora kadri nora martin doda

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2021, 12:09

TIRANË– Kryebashkiakët socialistë mbërritën një e nga një ditën e sotme në kryeministri për të marrë pjesë në takimin me Edi Ramën.I pari dhe më i përpikti...