Aktualitet

Rrëmbeu 12-vjeçarin dhe e detyroi të lypte në rrugët e Sarandës, lihet në burg 50-vjeçarja, dëshmia: Na tha se ishte je

9 Korrik 2021, 12:56 Nga DOSJA
Rrëmbeu 12-vjeçarin dhe e detyroi të lypte në rrugët

TIRANË– Policia ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Bukuroshe Muharremin, 50-vjeçaren e cila akuzohet se ka rrëmbyer 12-vjeçarin nga Tirana dhe e ka shfrytëzuar për trafikim.

Në seancën gjyqësore, mbrojtja kërkoi “arrest në shtëpi”, derisa të qartësohen rrethanat, duke qëndruar brenda Bashkisë Sarandë, por nuk u pranua nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë. Përpara togave të zeza, ajo është shprehur se i mituri fillimisht u miqësua me nipin e saj, e se iu kishte thënë se ishte jetim.

I mituri është njohur me nipin tim në të njëjtën moshë, në rrethimet e sheshit Skënderbej, aty kanë lëvizur nga sheshi tek Liqeni Artificial. Kanë qëndruar dhe luajtur bashkë aty. Natën e kanë kaluar në lulishte pranë sheshit Skënderbej. Fëmija u prezantua, që nuk ka prindër dhe rri në rrugë. Ngaqë u miqësua me nipin tim, nuk donte të largohej nga ne. Unë kisha blerë mallra për t’i shitur në Sarandë dhe po bëhesha gati të ikja. I mituri nuk ndahej nga nipi dhe mua, dhe erdhi me ne. Në Sarandë rrimë te lulishtja në Parkun Miqësia, aty kalojmë natën. Gjatë ditës lëvizte në qytet me nipin ose vetëm dhe kthehej prapë në park. Nuk e vlerësova se duhet të njoftoja policinë. Këto shpjegime i kam dhënë edhe në polici, nuk e kam marrë me qëllim të keq apo për ta shfrytëzuar. Fëmija kishte sjellje të natyrës, që rrinte nëpër rrugë i vetmuar”, ka thënë Bukuroshe Muharremi.

12-vjeçari, Ronaldo Tanushi kishte humbur kontaktet me familjen që më 4 korrikk, ku kishte dalë nga banesa e tij në Bathore, për t’u gjetur 3 ditë më pas teksa lypte në rrugë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bukuroshe muharremi ronaldo tanushi bukuroshe muharremi ronaldo tanushi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2021, 12:09

TIRANË– Kryebashkiakët socialistë mbërritën një e nga një ditën e sotme në kryeministri për të marrë pjesë në takimin me Edi Ramën.I pari dhe më i përpikti...