Aktualitet

I dehur në timon aksidentoi për vdekje 2 vajza të reja, Gjykata dënon vetëm me 4 vite burg Behar Pemën

9 Korrik 2021, 12:33 Nga DOSJA
I dehur në timon aksidentoi për vdekje 2 vajza të reja, Gjykata

TIRANË– Behar Pema, është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata e Tiranës, pasi përplasi makinën ku udhëtonin 4 vajza, 2 prej të cilave humbën jetën, pasditen e 13 shtatorit në tunelin e autostradës Tiranë-Elbasan.

Drejtuesi i mjetit nuk ka frenuar në momentin e përplasjes. Ekspertiza paraprake ka zbuluar se mjeti tip “Benz” me targa AB 209 AD, nuk ka ndaluar në rrugë. Shoferi Behar Pema, goditi nga pas makinën ku po udhëtonin katër vajzat, ishte me shpejtësi 160 km në orë dhe mbi të gjitha thuhet se ai nuk ka frenuar.

Testi i alkoolit dhe veprimet e grupit hetimor e nxorën 58-vjeçarin si personin përgjegjës që shkaktoi aksidentin e rëndë ku humbën jetën dy vajzat.

Katër vajzat po shkonin drejt Korçës për të festuar ditëlindjen e Lusindës, por kjo festë u kthye në tragjedi. Lusinda Garunja, 19 vjeç dhe Xhaneta Qallia, 18 vjeç humbën jetën, ndërsa Denisa Dibra 26 vjeç dhe Nervida Garunja 19 vjeç përfunduan në spitalin e Traumës por e fituan luftën me vdekjen.

E ëma e njërës prej vajzave ka reaguar duke thënë se sipas Gjykatës jeta e vajzave që ndërruan jetë, vlejti vetëm 4 vite burg.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet behar pema behar pema

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Korrik 2021, 12:09

TIRANË– Kryebashkiakët socialistë mbërritën një e nga një ditën e sotme në kryeministri për të marrë pjesë në takimin me Edi Ramën.I pari dhe më i përpikti...