Politike

U zgjodh deputete në PE, këshilltarët e PD në Gjirokastër propozojnë Kokalarin si “Qytetare Nderi”

28 Maj 2019, 20:28 Nga DOSJA
U zgjodh deputete në PE, këshilltarët e PD në

GJIROKASTËR- Nënkryetari i PD Gjirokastër njëkohësisht këshilltar në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës Beqir Gjika, ka propozuar për të nderuar deputeten e re të PE, Arba Kokalarin, me origjinë nga Gjirokastra.

Gjika propozimin e ka përcjellë për këshilltarët e pranishëm gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës. Propozimi i nënkryetarit të PD Gjirokastër, duket se gjeti konsensus nga të gjitha palët në këshill çka u la që në mbledhjen e ardhshme, kjo nisme të konkretizohet.


Arba Kokalari u zgjodh fundjavën që shkoi, deputete në PE nga lista e Partisë Progresiste Suedeze duke qenë e para shqiptare në legjislativin më të rëndësishëm të kontinentit. Arba Kokalari është pasardhese e disidentes Musine Kokalari.

(Marrë nga Jugu News)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arba kokalari arba kokalarishqiptarja ne parlamentin europian keshilli bashkiak gjirokaster arba kokalari arba kokalarishqiptarja ne parlamentin europian keshilli bashkiak gjirokaster

Sondazh

Poll