Politike

Kufijtë/ Meta: Qëndrimi im, koherent me politikën e jashtme të votuar në Kuvend

28 Maj 2019, 19:17 Nga DOSJA
Kufijtë/ Meta: Qëndrimi im, koherent me politikën e jashtme

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka qenë i ftuar sot në emisionin “Debat Plus” të gazetarit Ermal Panduri në TV Dukagjini, përballë analistëve Astrit Gashi, Imer Mushkolaj dhe Fidan Rama.

Meta tha se qëndrimi i tij për kufijtë ka qenë gjithmonë koherent dhe nuk do të ndryshojë kurrë.

Në Kosovë shihet, ndonëse po tentoni t’i ruheni mospërfshirjes, edhe mospërfshirja është një pozicionim…

Jo! Më falni! Jo! Këto qëndrime…

Të paktën mospërfshirje kah zotit Rama, kryeministrit…? Nëse zoti Rama është i përfshirë dhe ju nuk përfshiheni, kjo tregon tregon një qëndrim të kundërt… Të ndryshëm.

Unë mendoj se qëndrimi im është në koherencë të plotë me politikën e jashtme të Shqipërisë dhe të qeverisë shqiptare, e cila është votuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Por është politika e jashtme e udhëhequr nga kryeministrit i Shqipërisë. Nuk mund të jetë në koherencë…

Kur të bëhet një ndryshim në këtë politikë të jashtme, unë do ta reflektoj këtë ndryshim.

Zoti Meta, a është qëndrimi i kryeministrit Rama në përputhje me politikën e jashtme, që është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë?

Qëndrimi im është në koherencë të plotë me politikën e jashtme të Shqipërisë.

Po me kryeministrin?

Dhe të Kuvendit të Shqipërisë. Është politika e gati njëzet viteve.

A ka devijuar kryeministri i Shqipërisë nga kjo rrugë…? Kryeministri po thotë…

Tani ju dëshironi të më fusni mua në një debat… Nga një debat për një çështje konkrete këtu, në një debat për çështje të brendshme në Shqipëri.

Që ka të bëjë me Kosovën.

Kjo është politika e jashtme e Shqipëri për Kosovën dhe për rajonin tonë.

Kryeministri tha se tashmë Shqipëria i përfaqëson të gjithë shqiptarët, me kushtetutë. Por kryeministri Rama ka thënë në disa deklarime publike se askush nuk mund ta ndalë në idenë e bashkimit kombëtar. Të njëjtën gjë e tha edhe para disa ditësh Edi Rama. Kjo nënkupton se edhe kushtetuta duhet ndryshuar, të paktën kushtetuta e Kosovës. Ky qëndrim a është në vijim me politikën e jashtme të Shqipërisë, që është votuar në Parlament? Tani po ju pyes drejtpërdrejt.

Unë besoj se ne duhet të shtojmë përpjekjet për të qenë më të bashkuar. Në radhë të parë, në Shqipëri faktorët me njëri-tjetrin.

Që nuk janë…

Së dyti, në Kosovë më shumë me njëri-tjetrin.

 Që nuk janë.

Dhe së treti, të punojmë që të gjithë me një projekt, që me siguri na bashkon të gjithë shqiptarëve, pa cenuar paqen dhe sigurinë në rajonin tonë, por edhe të ardhmen e begatinë e të gjithë shqiptarëve, që është ai i integrimit europian.

Unë as nuk jam lodhur, dhe as nuk jam dorëzuar përballë këtij projekti, sepse e shikoj si projektin më të sigurt, pavarësisht nga frustrimet që mund të jenë këtu apo diku tjetër.

Këtu pajtoheni me kryeministrin Rama se bashkimi i shqiptarëve do të bëhet në Bashkimin Europian, besoj?

Kjo është një bindje e imja që kur jam angazhuar në politikë. Pra u bënë gati tri dekada. Dhe kjo gjë po ndodh, sepse unë e kam artikuluar në mënyrë tepër të qartë që nëse ka një komb në këtë rajon, i cili ka përfituar më shumë nga rënia e Murit të Berlinit dhe nga era e re e integrimeve europiane, ai është kombi shqiptar, sepse cili ka qenë kombi më i shtypur, më i izoluar dhe më i persekutuar e më i ndarë nga njëri-tjetri në vitin 1990-të? Kanë qenë shqiptarët. Shqiptarët në Shqipëri për u takon të drejtave të njeriut, jashtëzakonisht të shtypur. Dhe shqiptarët në ish-Jugosllavi, që ju e dini më mirë se unë se si kanë qenë. Dhe padyshim që këto procese në dy-tri dekada, na kanë sjellë pranë njëri-tjetrit. Transformimet janë gjigande, pavarësisht se gjithmonë shumë arritje harrohen më shpejt.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu kosove-serbi ilir meta kufijte e kosoves dialogu kosove-serbi ilir meta kufijte e kosoves

Sondazh

Poll