Politike

Mbyllet darka informale, socialistët 3 orë tek vila e Enver Hoxhës, Rama largohet i pari (VD)

28 Maj 2019, 17:54 Nga DOSJA
Mbyllet darka informale, socialistët 3 orë tek vila e Enver

TIRANË– Kryeministri Edi Rama mblodhi sot deputetët dhe drejtuesit e PS-së në qarqe në një darkë pune. (Lexo këtu)

Mbledhja, e cila nisi që në orën 19:00 në zonën e ish-Bllokut tek ‘Vila 31’ apo siç njihet ndryshe si ish-vila e diktatorit Enver Hoxha dhe përfundoi rreth orës  22:30.

Mësohet se gjatë mbrëmjes së sotme, kryeministri Rama ka kërkuar nga socialistët sa më shumë takime me zgjedhësit në mënyrë që fushata të vijojë me ritme të larta. Gjithashtu u diskutua lidhur me përmbajtjen e fushatës dhe spoteve publicitare.

Ndër të parët që mbërritën në vile ishin kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe ministrat Klosi, Manastriliu dhe Çuçi, por kur erdhi puna për tu larguar ai që doli i pari ishte Rama.

Siç duket edhe nga pamjet, “Vila 31” ishte rrethuar nga truprojat dhe mbledhja u zhvillou nën masa të rrepta sigurie. Deri në largimin e të gjithë socialistëve, trupa të shumtë të Gardës manjtën të rrethuar zonën.. 

Në fokus të këtij takimi informal, ishte jetë struktura e fushatës si dhe marrëdhënia me opozitën. Në përfundim të takimit, Rama dhe asnjë nga të pranishmit nuk pranuan të flisnin, pasi siç u lajmërua në fillim do të ishte informale. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike darka informale edi rama rama darke informale me deputetet vila e enver hoxhes darka informale edi rama rama darke informale me deputetet vila e enver hoxhes

Sondazh

Poll