Politike

Mbledhja e socialistëve, PS çel fushatën të shtunën tek Parku Olimpik

28 Maj 2019, 18:26 Nga DOSJA
Mbledhja e socialistëve, PS çel fushatën të shtunën

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga mbledhja e Ramës me deputetët dhe drejtuesit në qarqe. Sipas buriemeve nga mbledhja mësohet se një nga pikat që është diskutuar ka qenë dhe vendi ku do të zhvillohet ceremonia e hapjes së fushatës. 

Dosja.al mëson se PS do të çelë fushatën të shtunën në orën 19:00 tek Parku Olimpik, ndërsa të dielën Rama do jetë në Lezhë ku do prezantojë kandidatin Pjerin Ndreun.

Ky takim zhvillohet i Ramës me zyrtarë të PS zhvillohet 4 ditë para hapjes së fushatës zgjedhore, kohë e cila është vendosur dhe si limit nga Rama për Bashën për t’u ulur në një tryezë dialogu.

Kujtojmë se numri një i qeverisë i ka nisur 6 letra publike Lulzim Bashës, ku i kërkon dialog pa kushte dhe bërjen e një marrëveshje të re politike mes tyre. Nga ana tjetër Basha është shprehur i vendosur që të vijojë betejën e tij, për të cilën shprehet se është pa kthim dhe ka thirrur të dielën e 2 qershorit protestën e 7-të kombëtare.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputetet e ps edi rama kandidatët e ps për zgjedhjet lokale deputetet e ps edi rama kandidatët e ps për zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll