Politike

Kriza politike, ‘Zgjidhja’ propozon: Doni Paktin Kombëtar apo marrëveshje Rama-Basha?

28 Maj 2019, 17:54 Nga DOSJA
Kriza politike, ‘Zgjidhja’ propozon: Doni Paktin Kombëtar apo

TIRANË- Kryesia e Partisë Zgjidhja ka dalë sot me një deklaratë në lidhje me krizës politike. Në një deklaratë pas mbledhjes së djeshme, Zgjidhja ka propozuar Paktin Kombëtar për zgjidhjen e krizës.

“Në funksion të kësaj, partia ‘Zgjidhja’ do të organizojë disa tryeza të rrumbullakta, takime e seanca debati me grupet e interesit, botën akademike dhe shoqërinë civile”, shkruhet më tej.

Deklaratë e kryesisë së partisë ‘Zgjidhja’

Kryesia e partisë ‘Zgjidhja’, në mbledhjen e datës 27 Maj 2019, pasi analizoi gjendjen në vend dhe diskutoi për mënyrat e zgjidhjes së krizës së rëndë politike, vendosi që më 28 qershor të mbahet mbledhja e Forumit Kombëtar të partisë ‘Zgjidhja’, për të analizuar hapat e mëtejshëm që do të hidhen për zgjidhjen përfundimtare të krizës dhe për zgjedhjet e reja vendore e ato parlamentare të parakohshme.

Partia ‘Zgjidhja’ do të miratojë në këtë Forum programin minimal dhe prioritetet e alternativës së saj qeverisëse vendore dhe kombëtare. Në funksion të kësaj, partia ‘Zgjidhja’ do të organizojë disa tryeza të rrumbullakta, takime e seanca debati me grupet e interesit, botën akademike dhe shoqërinë civile.

Kryesia e partisë ‘Zgjidhja’ i dha mbështetje të plotë nismës për Paktin Kombëtar të propozuar nga kryetari i saj, Koço Kokëdhima, në prill 2019, si e vetmja rrugëdalje nga kriza ciklike që ka pllakosur vendin. Ky pakt konsensual e gjithëpërfshirës do t’i japë fund rrënimit të mëtejshëm dhe sundimit primitiv e autokratik të Shqipërisë nga dy njerëz të vetëm dhe do të hapë një epokë demokratike, një fillim të ri për të gjithë, për popullin, ekonominë dhe shtetin tonë.

Kryesia e partisë ‘Zgjidhja’ u drejton pyetjet pasuese të gjithë shqiptarëve:

Çfarë besoni dhe dëshironi: një Pakt të madh Kombëtar për demokratizimin e zgjedhjeve, qeverisjes, ekonomisë dhe institucioneve, apo një marrëveshje të re të dy drejtuesve të gjithëpushtetshëm të PS-së dhe PD-së?

Çfarë i bën këta dy njerëz kaq të fuqishëm si askund në ndonjë demokraci tjetër në botë, “të aftë” të sjellin shkatërrimin e shpresës, depresionin, plaçkitjen, kataklizmën dhe apokalipsin e njëherazi të jenë të paisur me “zotësinë” si e vetmja zgjidhje, aftësi reaguese, mëshirë dhe mundësi për të dalë nga luftërat, përplasjet, përçarjet, ndarjet dhe kolapsi ku na zhysin çdo vit?

Partia ‘Zgjidhja’, si artikuluesja e parë e tezave për një Shqipëri demokratike dhe europiane do të vijojë afrimin e kapitalit human dhe të intelektualëve të paangazhuar në çdo qark të vendit, ndërsa vendosi që kandidatët për kryetarë bashkie të mos jenë nën moshën 35 vjeç.

Zgjidhja mbështet njerëzit e mençur të Shqipërisë që të kandidojnë për këshilltarë e kryetarë bashkish dhe për deputetë nën siglën e saj pavarësisht se mund të mos jenë anëtarë të partisë. Njerëzit e mençur dhe të lirë në pushtet do të marrin vendime të mençura e të mira për popullin dhe për shtetin tonë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike koço kokëdhima kriza politike ne shqiperi pakti kombetar partia zgjidhja koço kokëdhima kriza politike ne shqiperi pakti kombetar partia zgjidhja

Sondazh

Poll