Politike

Kryeministri Rama futet në ish-vilën e Enver Hoxhës… krah tij mungon Endri Fuga! (Foto)

28 Maj 2019, 18:56 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka thirrur deputetët dhe ministrat e tij për një darkë informale. 

Darka, e cila ka nisur që prej orës 19:00 dhe po zhvillohet në ish-vilën e diktatorit Enver Hoxha, gjithashtu e njohur si “Vila 31”.

Rama është fotografuar teksa hyn i vetëm në ambientet e vilës, teksa krah tij vihet re mungesa e drejtorit të Komunikimit, Endri Fugës. 

 

Në galerinë e mësipërme, fotoja e parë tregon një tjetër mbledhje të socialistëve në selinë e PS-së, ku Rama është duke hyrë me Fugën. 

Nukk dihet nëse kësaj herë Fuga mungon apo ka arritur në ish-vilën e diktatorit para kryeministrit Rama. 

Në fokus të këtij takimi informal, do të jetë struktura e fushatës si dhe marrëdhënia me opozitën. Pritet që Kryeministri Rama të informojë të vetët për strategjinë që do të ndjekin gjatë fushatës elektorale.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama endri fuga rama darke informale me deputetet edi rama endri fuga rama darke informale me deputetet

Sondazh

Poll