Habit kirurgu: Nëse pacientët nuk japin më bakshishe, unë dhe mjekët e tjerë lemë punën që nesër në mëngjes!
8 Korrik 2021, 17:23Nga DOSJA
Ryshfeti apo bakshishi për mjekët është një fenomen aktual në sistemin tonë shëndetësor.
Kirurgu i përgjithshëm Dr.Myftar Torba ishte sot i ftuar në “Top Talk”, ku përveçse pranoi se mjekët marrin bakshish, u shpreh se nëse pacientët nuk paguajnë më, mjekët lenë punën.
“Unë të siguroj, nëse nesër në mëngjes, pacientët nuk do të jepnin më asnjë lloj dhurate/ bakshishi, që në njëfarë mënyre e kompeson rrogën, nuk do të ngelte asnjë mjek. Asnjë orë, as mjek nuk do të kishe në spital”.
Megjithatë, thekson se ryshfeti dhe kërkesa e mjekëve për të marrë lekë para se të japin shërbimin, janë dy gjëra të ndryshme. “Për mua dhe kolegët e mi, çdo pacient e ka marrë dhe e merr shërbimin shëndetësor, pavarësisht mundësisë për të paguar. Është kriminale nëse doktorët i venë kusht. T’i thuash tjetrit dua kaq lekë për të bërë operacionin, është kriminale, duhet të hetohet. Në 90% të rasteve, pacientët japin bakshish është vetëm një pjesë shumë e vogël, që është skandaloze dhe duhet të hetohet nëse shërbimi jepet në këmbim të pagesës”.
Sipas tij, duhet legjitimuar bakshishi. “E rëndësishme është që ekipi të marrë të ardhura, aq sa merr sot, që të mbajë ekipin në punë. Mënyrën se si ta gjejë qeveria. Opsioni më i lehtë dhe më i ndershëm, është që çdo para që jepen në dorë, të lihen në recepsion me faturë dhe këto para të shkojnë te puna e gjithsecilit”.
Marre nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Rimini pasi u ndalua për një kontroll rutinë. Mediat e huaja raportojnë se 30-vjeçari ishte i paligjshëm në territ...
TIRANË– Policia Bashkiake ka ndaluar një tregtar në Tiranë i cili po shiste produkte në trotuar. Ata iu janë afruar në mënyrë që ti marrin arkën me spinaq...
TIRANË– Gjyqtarja e Posaçme Danjela Shirka ka caktuar masat e sigurisë për të arrestuarit e dosjes së Lushnjes. GJKKO vendosi masat, bazuar në prete...
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka komunikuar masat e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe...
VLORË– Përfshihet nga zjarri pylli i Sodës në Vlorë! Dyshohet se zjarri është vendosur në mënyë të qëllimshme, pasi kjo e sotmja është vatra e tretë brenda...
TIRANË– Gjykata e Apelit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 12 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Tamponi”, që u zhvillua rreth 2 javë...
TIRANË– Kirurgu i përgjithshëm në Spitalin e Traumës, Myftar Torba ka pranuar se mjekët marrin rryfshet, duke e cilësuar atë në formën e një bakshishi. Tek...
TIRANË– Sot pritet që Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të caktojë masat e sigurisë për të arrestuarit e dosjes së L...
Aktualitet 8 Korrik 2021, 15:13
SARANDË– Një tjetër skenë dhune është regjistruar në jug të vendit, më konkretisht në Sarandë brenda një picerie. Qytetarët që kanë filmuar momentin e sher...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nuk ka pasur asnjë humbje jete nga pandemia e koronavirus...