Bota

Incident në qiell/ Avioni amerikan pikaset nga radari në Detin e Zi, rusët e ‘dëbojnë’ nga kufiri i tyre

8 Korrik 2021, 14:17 Nga DOSJA
Incident në qiell/ Avioni amerikan pikaset nga radari në Detin e Zi,

RUSI-Dy avionë luftarakë rusë kanë ndjekur në ajër një avion zbulimi Poseidon të Shteteve të Bashkuara mbi Detin e Zi, duke e detyruar të largohet nga zonat kufitare të vendit.

Videoja e incidentit u publikua nga ministria ruse e mbrojtjes. Sipas kësaj të fundit, avionët Sukhoi u lëshuan pasi radari pikasi një objektiv që po i afrohej zonës ajrore ruse. “Ekipet ruse e identifikuan avionin si një Boeing P-8 Poseidon dhe fluturuan pranë tij mbi Detin e Zi”, thuhet në deklaratë.

Poseidoni është një avion i përdorur prej marinës amerikane për operacione ushtarake kundër anijeve por edhe nëndetëseve i prezantuar në 2013-tën, ndërsa është i pajisur me raketat e famshme Harpoon. Su-30-ta nga ana tjetër është krenaria e forcave ruse; super i manovrueshëm dhe me epërsi në ajër, ai është ndërtuar nga prodhuesi i famshëm rus Sukhoi.

Rajoni i Detit të Zi është duke përjetuar aktualisht një aktivitet të shtuar ushtarak për shkak të stërvitjes shumëkombëshe të NATO-s, “Flladi i Detit”. Në këto manovra në shkallë të gjerë, ku janë përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Ukraina si dhe disa vende europiane, marrin pjesë 40 luftanije, 30 avionë dhe 4.000 vetë personel ushtarak.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota avionet luftarake ruse peerplasja rusi-shba rusi shba avionet luftarake ruse peerplasja rusi-shba rusi shba

Sondazh

Poll