Bota

Hyjnë në fshat dhe bëjnë terror! Vriten 18 persona në Nigeri, agresorët dyshohet se janë bandë islamike

8 Korrik 2021, 13:48 Nga DOSJA
Hyjnë në fshat dhe bëjnë terror! Vriten 18 persona në

NIGERI– Disa persona të armatosur kanë vrarë 18 persona në shtetin veriperëndimor nigerian të Katsina. Reuters raporton se ata qëlluan ndaj banorëve, duke plaçkitur dhe duke u djegur shtëpitë.

Sipas Gabo Isa, zëdhënës i policisë, banditët kanë sulmuar fshatra, vjedhur bagëti dhe rrëmbyer njerëz, për t’i shkëmbyer më pas me para. 

“Banditët vranë 18 persona dhe plagosën një fshatar në sulm, ndërsa një banor është ende i zhdukur,” tha zëdhënësi, duke shtuar se persona të armatosur kishin vjedhur disa bagëti.

Sipas burimeve lokale, sulmi u krye për të “ndëshkuar” fshatarët për refuzimin e bashkëpunimit me bandat që po bastisin zonën. Kohët e fundit, bandat kanë intensifikuar sulmet ndaj shkollave dhe universiteteve, duke rrëmbyer qindra nxënës dhe studentë në këmbim të parave. Sulmet nga militantët islamikë janë intensifikuar në verilindje të Nigerisë muajt e fundit, me dhjetëra ushtarë të vrarë dhe mijëra nigerianë të zhvendosur.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nigeri vriten 18 persona ne nigeri nigeri vriten 18 persona ne nigeri

Sondazh

Poll