Politike

Rama i ka kërkuar dialog, Basha përgjigjet sërish nga Elbasani: Jo, të dielën të gjithë në Tiranë

28 Maj 2019, 15:59 Nga DOSJA
Rama i ka kërkuar dialog, Basha përgjigjet sërish nga Elbasani:

ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur sërish kryeministrit Edi Rama në lidhje me ftesën për dialog.

Nga takimi me qytetarët e Elbasanit në teatrtin Skampa, Basha u shpreh se nuk do të pranojë marrëveshje me Ramën, pasi qytetarët nuk duan një gjë të tillë.

Nuk ka mesazh më të qartë se ky. Betejës së shqiptarët për liri sa vijnë e u shtohen radhët. Çdo ditë që kalon e bën më të madh bashkimin tonë, më të thekur bindjen tonë se nuk ka zgjidhje politike pa largimin e Edi Ramës, pa largimin e bandës që ka marrë peng vendin. Dhe se në funksion të kësaj, shqiptarët e bashkuar kanë vendosur gjithçka, shpirtrat tanë, mendjet tona, vullnetet tona, rrahin e punojnë si një i vetëm. Ne e dimë se nuk ka e nuk mund të ketë as liri e të drejta njerëzore, as zgjedhje të lira, as clirim nga oligarkia që ka kapur për fyti Elbasanin dhe gjithë Shqipërinë, as shporrjen e bandës kriminale që sundon këtë qytet tash 6 vite pa larguar shkaktarin numër 1 të kësaj krize, përfituesin dhe arkitektin e aleancës me krimin, njeriun që e bëri Shqipërinë hambar droge, njeriun që varfëroi dhe vodhi financat e shtetit, u vuri shqiptarëve kularin në fyt, rriti çmimet e naftës dhe të energjisë, rriti taksat, fërkon duart tek i sheh shqiptarët të largohen në kurbet, dhe tani bëhet gati të cimentojë pushtetin e krimit, bëhet gati ta kthejë Shqipërinë në monizëm, bëhet gati të nxjerrë kamzhikun e diktaturës për tu ulur kokën shqiptarëve. A e pranojmë ne këtë? Natyrisht që jo. As Elbasani dhe as Shqipëria nuk e pranon këtë”, u shpreh Basha.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne elbasan basha refuzon ftesen e rames edi rama kriza politike lulzim basha protesta e 2 qershorit basha ne elbasan basha refuzon ftesen e rames edi rama kriza politike lulzim basha protesta e 2 qershorit

Sondazh

Poll