Politike

E nisi me hov të madh…Erion Braçen e presin surpriza, shkon për inspektim te ‘Bujqësia’, s’gjen as ministrin në zyr

28 Maj 2019, 15:47 Nga DOSJA
E nisi me hov të madh…Erion Braçen e presin surpriza, shkon

TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe që prej momentin kur u zgjodh në këtë post, njoftoi kontrolle “blic” në të gjitha zyrat e administratës në çdo qark, nga veriu në jug.

Të famshme u bënë reprezalet e Braçes, i cili kur nuk gjente në punë punonjësit e shtetit thërriste në mbledhje drejtorët e tyre, ku edhe iu bënte “dush të ftohtë”.

Pasi kontrolloi dhe pa me sytë e tij punën në çdo administratë publike në vend, Braçe vendosi që inspektimet t’i vijonte edhe në çdo ministri.

Si deputet i një qarku që bujqësinë e ka të vetmin burim të ardhurash (Lushnje), Braçe i nisi kontrollet tek ministria e Blendi Çuçit. 

Edhe nëse ka vënë re ndonjë parregullsi, Braçe s’ka pasur askënd, të cilit të bëjë “dush të ftohtë” pasi në orën 8:00 të mëngjesit, ministri i Bujqësisë nuk ndodhej në zyrën e tij. 

Çuçi me siguri ka qënë në ndonjë rreth të vendit, duke inspektuar edhe ai prodhimet bujqësore prandaj edhe Braçe i ka kursyer reprezalet.

Presim inspektimin e radhës…

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike blendi çuçi erion brace erion brace kontrolle ne administrata erion brace kontrolle ne ministri blendi çuçi erion brace erion brace kontrolle ne administrata erion brace kontrolle ne ministri

Sondazh

Poll