Politike

8 Korrik 2021, 11:18 Nga DOSJA

TIRANË– Avokati i ‘Mc Donalds’ dhe i ‘Las Vegas Cazino’ ishte një nga aplikantët e nismës së prezantuar nga kryeministri Edi Rama ‘Gati për Shqipërinë’. Ersi Bozheku, renditi para Ramës dhe të pranishmëve të tjerë, përmes lidhjes ‘Skype’ të gjitha arritjet e tij në karrierën si avokat, duke theksuar se ka dalë më i miri në Republikën e Shqipërisë.

Në sesion e njëmbëdhjetë të nismës, Bozheku u shpreh i lumtur që mund të japë një kontribut për reformën në kodin penal të drejtësisë.


‘Jam Ersi Bozheku. Në vitin 2007 kam mbaruar diplomën te Universiteti La Sapienza në Romë, në mënyrë të shkëlqyer, në 2010 marr cmimin si më i miri, marr një sërë cmimesh si më i miri në Republikën e Italisë. Votohem si pjestar i bordit në Rio De Zhanero, kam qënë pjesë e 80 konferencave. Kam hapur zyrën time, jam avokat i McDonalds, i Las Vegas Cazino. Jam i kënaqur që sot kam mundësi që të mund të jap një kontribut mbi reformën e kodit penal të drejtësisë, jam në dispozion.’– tha ai.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ersi bozheku platforma gati per shqiperine ersi bozheku platforma gati per shqiperine

Sondazh

Poll