Bota

Gënjeu në zgjedhjet presidenciale, avokatit Rudy Giulianit i pezullohet liçenca në Uashington

8 Korrik 2021, 06:30 Nga DOSJA
Gënjeu në zgjedhjet presidenciale, avokatit Rudy Giulianit i

SHBA– Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara i pezulloi ish-avokatit të ish-Presidentit Donald Trump, Rudy Giuliani, të drejtën e ushtrimit të profesionit të avokatit në Uashington.

Gjykata e Apelit e Uashungtonit nxorri urdhrin duke përmendur si arsye pezullimin e liçencës së avokatit për zotin Giuliani në Nju Jork dy javë më parë pasi një gjykatë arriti në përfundimin se ai kishte gënjyer kur kishte pretenduar se zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishin fituar nga nga zoti Trump.

Gjykata e Nju Jorkut, duke cituar trazirat e 6 janarit në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara shkaktuar nga përkrahësit e zotit Trump, tha se dëshira e zotit Giulianit për të trumbetuar pretendime të rreme kërcënonte interesin publik dhe mund të minonte besimin e publikut në procesin zgjedhor.

Pas vendimit të 24 qershorit, zoti Giuliani tha se do t’i drejtohej gjykatës për të sfiduar pezullimin e Nju Jorkut.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota rudy giuliani rudy giuliani

Sondazh

Poll

Bota 7 Korrik 2021, 21:01

MALI I ZI- Qëllimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është që Mali i Zi të jetë i qëndrueshëm në rrugën euroatlantike dhe i mbrojtur nga ndikimet e jashtme – ...