Proges-raportI i KE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, DW: Nuk do të ketë befasi, çfarë pritet të ndodhë
28 Maj 2019, 14:55Nga DOSJA
BRUKSEL- Në raporte nuk pritet të ketë befasi dhe duket se Komisioni Evropian do të rekomandojë edhe kësaj radhe çeljen e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në Bruksel kjo ngjarje që vitet e mëparshme është shoqëruar me shumë aktivitete këtë herë ndodhet nën hijen e Samitit të Jashtëzakonshëm të vendeve anëtare, të cilat duhet të vendosin për mënyrën e zgjedhjes së presidentit të ri të Komisionit të BE-së.
Këto raporte rekomandojnë shumë veprime, të cilat zbatohen në bazë të vendimeve në strukturat e tjera të BE-së të udhëhequra nga zyrtarë të zgjedhur të vendeve anëtare. Vendimi për çeljen e negociatave bëhet nga Këshilli Evropian ku marrin pjesë krerët e vendeve anëtare.
Raporti në tërësi do të përmbajë vlerësime për ecurinë e reformave në vendet e Ballkanit duke përfshirë edhe ato të cilat janë kyçe për Shqipërinë si funksionimi i institucioneve, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit. Sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës si pika kyçe do të mbeten lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i drejtë i gjykatave.
Përmbajtja e raportit do të përdoret nga vendet anëtare dhe nga vendet që pretendojnë anëtarësimin si mjete lobimi për marrjen e vendimeve.
Sa i përket çeljes së negociatave për Shqipërinë situata nuk ka ndryshuar me Francën si një kundërshtare me peshë e çeljes së negociatave, e përkrahur nga vende si Holanda dhe Belgjika.
Më herët është spekuluar se qëndrimi negativ i Francës për zgjerimin ka qenë i lidhur me zgjedhjet për Parlamentin e BE-së dhe ndikimin që një vendim i tillë mund ta ketë në këto zgjedhje. Rezultatet e zgjedhjeve nuk përmbushën frikën e forcimit tw së djathtës në nivel evropian, por pozita e Presidentit Makron është goditur, pasi partia e tij humbi kundrejt ekstremit të djathtë të udhëhequr nga Marine Le Pen në Francë. Mbetet të shihet se si ky rezultat do të ndikojë në qëndrimin francez.
TIRANË– Kryetar i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka qënë i ftuar ditën e sotme në emisionin “45 minuta”. Teksa po fliste lidhur me shtimin e numr...
Vetëm pak orë dhe Rama do të ulet për darkë me atë që quhet ‘grupi i besuar” në Partinë Socialiste.Deputetët të besuar, kryetarët e qarqeve, njerëzit e zgjedhur...
TIRANË- Delegacioni i Kongresit Amerikan dhe Këshillit të Atlantikut ka “zbarkuar” edhe në selinë blu.Ashtu siç edhe e kishin parashikuar në agjendë...
TIRANË– Opozita e bashkuar pritet të zhvillojë protestën e radhës më 2 qershor ora 19:00.Opozita dhe mbështetësit e saj do të mblidhen në protestën e shtat...
TIRANË- Ish-kandidati i Bindja Demokratike për Lezhën, Salvador Kaçaj, rrëfen se vendimin për t’u tërhequr nga gara për zgjedhjet e 30 qershorit, e ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në një darkë informale, deputetët e PS dhe drejtuesit në zgjedhor në qarqe. Sipas burimeve të Dosja.al bëhe...
TIRANË- Këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Alastair Campbell, është përzënë nga Partia Laburiste pasi kishte votuar për Liberal Demokratët.Campbell, një...
Tiranë– Në zgjedhjet e 30 qershorit Partia Socialiste ka vetëm 60 kandidatë, pasi koalicioni i mazhorancës nuk kandidon në Finiq, duke i hapur rrugë MEGA-s grek...
Tiranë- Takimi mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe ish-deputetëve në selinë e demokratëve sapo ka përfunduar. Mbledhja ka ardhur në kuadër të prezantimit të pla...
Tiranë- Zv/kryeministri Erion Braçe ka kujtuar 26-majin e vitit 1996 teksa ka postuar edhe disa foto ku shfaqet i gjakosur, me plagë në fytyrë. Bra&cce...